Geni – Theçer që na lejon që të mbijetojmë vetëm me 4 orë gjumë

margaret thatcher

Ish-kryeministrja britanike Margaret Theçer

Shkencëtarët kanë gjetur një variant geni që i lejon disa njerëz që të “funksionojnë” me më pak gjumë. Kryeministrja Margaret Theçer drejtonte
Britaninë e Madhe, megjithëse pse flinte vetëm 4 orë gjumë. Tani ekspertët thonë që e kanë gjetur genin përgjegjës që i lejon njerëzit të funksionojnë normalisht, edhe pse kanë fjetur më pak gjumë sesa rekomandohet.

20 orë në ditë Theçer ia kushtonte pasionit të saj për punën.  Por shkencëtarët amerikanë zbuluan se njerëzit që mbanin variantin e një geni ‘p.Tyr362His’, ishin të aftë të jetonin normalisht edhe me më pak se 5 orë gjumë.

Studiuesit në Qendrën e Gjenomikës së Zbatuar në Filadelfia studiuan 100 binjakë për të gjetur kombinimin gjenetik përgjegjës për ndryshimet në gjumi. Rezultoi se një binjak me këtë gjen kishte 40% më pak mungesë performance megjithëse ishte privuar nga gjumi për 38 orë dhe iu desh më pak kohë për t’u rikuperuar.

Pas testeve binjaku me këtë variant gjeni kishte nevojë vetëm për 8 orë gjumë krahasuar me binjakun e tij që fjeti 9,5 orë. Studimi u botua në revistën “Sleep”.

Presidenti i Akademisë Amerikane (Sleep Medicine) tha se ky studim tregon se nevoja jonë për gjumë është kërkesë biologjike dhe jo kërkesë personale.

Pjesa më e madhe e të rriturve kanë nevojë për 7 orë gjumë çdo natë që të kenë një shëndet të mirë dhe të kenë produktivitet.

Çlarls Mur, biografi zyrtar i Theçerit, tha se ishte e pamundur të dinte nëse ish-kryeministrja ishte bartëse e ndonjë geni të veçantë që e bënte atë më të palodhur, por u shpreh se shumë prej aftësive të saj vinin nga dëshira e saj për të sprovuar veten.

Barack Obama

Presidenti amerikan Barak Obama

Mur tha: “Nuk e di nëse ajo ishte apo jo bartëse e këtij geni. Mendojse kjo mund të zbulohej vetëmduke kryernjë testgjenetik.  Gjithsesi, mendoj se ajo punonte fort, pasi donte të tregonte që nuk kishte nevojë për shumë gjumë. Në fakt, ajo kishte nevojë më shumë sesa thoshte. Kjo ishte pjesë e dëshirës së saj, si e para dhe e vetmja grua që sfidoi meshkujt”.

Është rekomanduar që të rriturit të flenë 7-8 orë gjumë çdo natë, por mjaft njerëz të suksesshëm pretendojnë se kanë nevojë për më pak gjumë se kaq.

Presidenti amerikan Barak Obama fle vetëm 6 orë në natë, Benxhamin Franklin pretendonte se flinte vetëm 4 orë, dhe Sër Uinston Çërçill mbijetonte vetëm me 4 orë gjumë gjatë kohës së luftës.

Të sapolindurit zakonisht flenë 17 orë, fëmijët më të rritur kanë nevojë për 9 apo 10 orë çdo natë. Është provuar tashmë se mungesa e gjumit mund të shkaktojë depresion, probleme në peshë, probleme mendore, madje mund të rrisë rrezikun për diabet dhe sëmundje të zemrës.

Postime të ngjashme

Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë