Gjashtë mënyra për të kontrolluar ankthin e mëngjesit

Përgatiti: Elena Beta

Ndjenja e ankthit në mëngjes nuk është diçka e lehtë, prandaj shumë njerëz zgjedhin të pinë ilaçe për ta luftuar atë. Sipas një hulumtimi të bërë së fundmi, ekziston edhe një mënyrë natyrale për ta eliminuar këtë proces që ndodh në trup dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet zgjedhjes të ushqimeve dhe zakoneve të duhura.

AnkthiJa disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:

Zgjohuni herët- të flini deri vonë mund të ndikojë që të jeni më të shqetësuar, prandaj zgjidhja perfekte do të ishte zgjimi herët në mëngjes. Studimet tregojnë se njerëzit të cilët flenë më shumë se 9 orë gjatë natës, kanë më tepër shanse të vuajnë nga depresioni, ankthi dhe të kenë probleme të tjera shëndetësore. Gjithashtu, kjo është zgjidhja më e mirë për të pasur një lëkurë të freskët.

Bëni ushtrime- dihet që fjala “stërvitje herët në mëngjes” frikëson shumicën prej nesh, por kjo është një nga mënyrat më efektive për lehtësimin e ankthit në mëngjes, si dhe për t’ju mbushur me energji. Mund të bëni disa ushtrime të thjeshta sapo të zgjoheni psh. kërcim me litar ose joga. Provojeni dhe do të habiteni sa i bukur do t’ju duket mëngjesi.

Hani mëngjes të shëndetshëm- zgjidhni për mëngjes vezë, kos, fruta, perime dhe do të shikoni ndryshime nëse vuani nga gjendja e ankthit. Zarzavatet jeshile janë të pasura me magnez dhe klorofil, i cili ndihmon në lehtësimin e tensioneve dhe të ankthit.

Ulni sasinë e kafeinës – për të eliminuar ankthin e mëngjesit zvogëloni sasinë e kafes që konsumoni. Mund të jetë e vështirë për ta bërë këtë, por është e dobishme. Konsumimi i lartë i kafes rrit tensionin e gjakut dhe nivelet e stresit duke përkeqësuar ndjenjën e ankthit në mëngjes. Në vend të kafes mund të konsumoni çaj jeshil, edhe pse çaji jeshil përmban kafeinë është më i shëndetshëm se kafja.

Ulni konsumimin e sheqerit- për të luftuar gjendjen e ankthit në mëngjes është e rëndësishme të kontrolloni sasinë e sheqerit që merr trupi juaj çdo ditë. Sasia e lartë e sheqerit në gjak ju bën të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur prandaj kini kujdes!

Pini shumë ujë- nëse nuk preferoni të pini çaj jeshil në mëngjes atëherë konsumoni ujë ose ujë me limon. Pini 8 gota ujë në ditë, dhe jo vetëm do lehtësoni ankthin, por do të arrini të keni një metabolizëm më të shëndetshëm.

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë