Gjermania rekomandon vetëm vaksinën Pfizer për grupmoshën nën 30 vjeç dhe gratë shtatzëna

Komiteti gjerman për Vaksinimin (STIKO) ka rekomanduar se të rinjtë nën moshën 30 vjeç duhet të marrin vetëm vaksinën e koronavirusit të zhvilluar nga BioNTech-Pfizer.

Vendimi erdhi pasi studimet treguan një numër më të rrallë të inflamacioneve të muskulit të zemrës tek të rinjtë sesa me vaksinën Moderna. Megjithatë, njerëzit mbi 30 vjeç nuk kanë rrezik të shtuar të problemeve të zemrës pas vaksinimit me Moderna, tha STIKO.

Të dhënat përfshijnë rezultatet e publikuara nga Paul Ehrlich Insitute, agjencia qeveritare përgjegjëse për monitorimin dhe vlerësimin e efekteve anësore dhe komplikimeve të vaksinës. STIKO tha se rekomandon gjithashtu që gratë shtatzëna, pavarësisht nga mosha e tyre, të vaksinohen vetëm me vaksinën Biontech-Pfizer.

Rekomandimi mund të rishikohet

Në një deklaratë, agjencia tha se rekomandimi vlen si për vaksinat fillestare ashtu edhe për dozat përforcuese.

Draft-rekomandimi do t’i shkojë shteteve gjermane dhe një grupi tjetër ekspertësh për shqyrtim dhe, ndoshta mund të rishikohet.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë vonuar miratimin e vaksinës Moderna për të rinjtë, megjithëse javën e kaluar ato rekomanduan përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç, pas shqyrtimit të rreziqeve të miokarditit.

Moderna është e ndaluar aktualisht për përdorim te të rinjtë në vendet skandinave. Në Danimarkë për personat nën 18 vjeç, në Suedi për nën 30 vjeçarët, ndërsa në Finlandë kufizimi vlen vetëm për meshkujt nën 30 vjeç./ DW

Postime të ngjashme

Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?
Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës
FOTOLAJM/ Protestuesit goditen me plumba gome
Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave