Kryefaqja Femijet Gjumi te fëmijët/ Sa orë duhet të flenë sipas moshës?

Gjumi te fëmijët/ Sa orë duhet të flenë sipas moshës?

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip, Sidorela Zholaj

Gjumi është shumë i rëndësishëm për rikthimin e energjisë,rritjen dhe zhvillimin. Ka gjithnjë e më shumë prova se gjumi i pamjaftueshëm, ose me cilësi të dobët, mund të ndikojë negativisht në sjelljen, të mësuarit, shëndetin, mirëqenien dhe peshën e fëmijëve.

Sa orë gjumë ka nevojë fëmija juaj në 1 ditë

Tabela më poshtë tregon orët totale të rekomanduara të gjumit (përfshirë edhe dremitjen) në ditë për fëmijët nga lindja deri në 5 vjeç. Disa fëmijë natyrshëm flenë pak më pak ose më shumë se koha e rekomanduar, kështu që këto orare ‘mund të jenë të përshtatshme’.

 

 

Mosha

 

 

Mund të jetë e përshtatshme (orë)

 

E rekomanduar (orë)

 

Mund të jetë e përshtatshme (orë)

 

I porsalinduri (0–3 muaj)

 

11-13

 

14-17

 

18-19

 

Foshnjë (4–11 muaj)

 

10-11

 

12-15

 

16-18

 

Fëmijë i vogël (1-2 vjet)

 

9-10

 

11-14

 

15-16

Parashkollor (3-4 vjeç) 8–9 10–13 14  

8-9

 

10-13

 

14

 

5 vjeç

 

7-8

 

9-11

 

12

Nuk është e rëndësishme vetëm sasia e gjumit, por edhe cilësia e këtij gjumi. Këshillat e mëposhtme mund të jenë të dobishme.

Mënyrat për të përmirësuar gjumin e fëmijës suaj

  1. Rutina e gjumit

Bëni një rutinë të rregullt para gjumit: Kjo mund të përfshijë një banjë, larjen e dhëmbëve, një histori pastaj shtrat. Aktivitetet e qeta janë të mira para gjumit. Shmangni lojërat aktive, lojërat jashtë dhe përdorimin e ekranit (p.sh. TV, internet, lojëra kompjuterike) në orën para gjumit.

  1. Ambienti i gjumit

Krijoni një ambient të rehatshëm gjumi. Vendi ku ata flenë duhet të jetë i qetë, i ngrohtë dhe i errët (megjithëse drita e natës është në rregull).

Mos e shpërqendroni fëmijën,në vendin ku ata flenë shmangni TV, ekranet e kompjuterëve dhe të tjera si këto.

  1. Ushqim

Nuk rekomandohe tu jepet një vakt 1-2 orë para gjumit. Sidoqoftë, diccka e lehtë mund të ndihmojë  fëmijët.

Shmangni ushqimin dhe pije që përmbajnë kafeinë, pasi kjo mund të ndikojë në gjumin e tij.

  1. Mbajtja aktive

Është e rëndësishme që fëmijët të jenë aktivë gjatë gjithë ditës. Aktiviteti gjithashtu mund të ndihmojë fëmijën tuaj për të fjetur. Koha e kaluar në rrezet e diellit të ndritshme siç është të qenit aktiv jashtë mund të ndihmojë gjithashtu fëmijët të flenë, por mos harroni ti mbroni nga dielli!

Shmangni aktivitetin e tepërt një orë para gjumit.

Gjërat që mund të ndikojnë në gjumin e fëmijës tuaj

Është normale që fëmijët e vegjël të dremitin gjatë ditës. Teksa rriten ata do të kenë më pak nevojë. Nëse fëmija juaj fle  gjumë pas orës 4 mbasdite (përveç të porsalindurve dhe foshnjave) mund të jetë më e vështirë për ta që të flenë gjatë natës.

Të qenit jo mire, mund të ndikojë edhe në gjumin e fëmijës suaj. Nëse fëmija juaj gërhet  shumë, ose ka probleme  me ritmin e frymëmarrjes për periudha të shkurtra gjatë gjumit, diskutojeni këtë me mjekun tuaj.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here