Goditi infermierin dhe dëmtoi derën e sallës së operacionit, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

30-vjeçari Altin Allka, banues në Durrës, ka goditur infermierin për shkak të detyrës dhe dëmtoi derën e sallës së operacionit.

Njoftimi nga policia

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Altin Allka 30 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 28.09.2017, në lagjen Nr.8 Durrës, në ambientet e Spitalit Rajonal për motive të dobëta, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A.R. 38 vjeç, banues në Durrës, me detyrë infermier, si dhe ka dëmtuar derën e sallës së operacionit.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Goditjet për shkak të detyrës” dhe ”Shkatërrimi I pronës” parashikuar në nenet 237 dhe 150 të Kodit Penal.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim