Kryefaqja Të moshuar Goditja në tru, cilët janë faktorët e rrezikut?

Goditja në tru, cilët janë faktorët e rrezikut?

0
Shpërndaje

Nga Petrit Drini, fizioterapist

Studimet epidemiologjike kanë evidencuar shumë faktorë që ndikojnë në mënyrë direkte dhe indirekte në rritjen e rrezikut të goditjes në tru (iktusit cerebral).

Disa nga këta faktorë, në mënyrë të veçantë MOSHA nuk mund të modifikohen dot megjithëse përbën një nga faktorët e rëndësishëm të rrezikut. Faktorë të Diferencat truri mashkull femertjerë mund të modifikohen me trajtime me ose pa ilaçe. Njohja e këtyre faktorëve jep një mundësi të mirë në ndërtimin e një baze të shëndoshë për parandalimin e iktusit si të formës primare ose sekondare.

Faktorët e rrezikut të modifikueshëm janë:

  • Hipertensioni arterial
  • Sëmundjet kardiopatike, veçanërisht fibrilacionet atriale.
  • Diabeti
  • Hipertrofia ventrikolare  e majtë
  • Stenozat karotidea
  • Pirja e duhanit
  • Konsumimi i alkoolit
  • Reduktimi i aktivitetit fizik

Disa faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen e rrezikut të iktusit, por që nuk janë plotësisht të dokumentuar plotësisht si faktorë rreziku janë:

  • Dislipidemia
  • Sëmundjet kardiopatike si aneurizmat etj.
  • Përdorimi i kontraceptivëve oralë
  • Terapia hormonale e zëvendësimit të hormoneve.
  • Obeziteti dhe sindromat e metabilizmit
  • Hemikrania
  • Antikorpet antifosfolipide
  • Infeksionet
  • Përdorimi i drogës
  • Ndotja e ajrit

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here