Gripi i Shpendëve në Fier? Reagon Ministria e Bujqësisë: Ja çfarë nxorën analizat

Pas shqetësimit të ngritur nga Zyra e Veterinarisë në Bashkinë e Fierit, për rrezikun e gripit të shpendëve në këtë qark, ka reaguar Ministria e Bujqësisë.

Përmes një deklarate për mediat, nga ky institucion sqarojnë se janë analizuar nga ISUV mostrat e marra, dhe sipas tyre nuk rezulton prania e virusit të gripit të shpendëve.

“ISUV mori mostra dhe i analizoi, rezultuan negative”, thuhet në reagim.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe ISUV, ngordhja e shpendëve në fshatrat Seman dhe Topojë ka ardhur nga infeksionet e zakonshme, dhe “jo virusi i gripit të shpendëve”.

“Nuk ka vend për panik, deri tani nuk ka asnjë shenjë të virusit H5N8. Specialistët e veterinarisë në këto momente ndodhen në terren, për të verifikuar situatën”, thuhet më tej në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Shqetësimi për rikthimin e gripit të shpendëve u ngrit nga Zyra e Veterinarisë në Bashkinë e Fierit pasi u zbuluan 2 vatra të gripit të shpendëve në 2 fshatra të kësaj zone.

Luiza Strati, pjesë e kësaj zyre, ka thënë se zonat e prekura janë Semani dhe Topoja. Ajo shton se si pasojë e këtij virusi kanë ngordhur një numër i madh shpendësh në këto dy zona.

“Janë dërguar analizat në Institutin e Bujqësisë, por nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. I bëjmë thirrje Institutit të Bujqësisë, të sjellë përgjigje. Nevojitet të merren masa dhe të vendoset karantina. Instituti i Bujqësisë të mos neglizhojë situatën. Gripi i shpendëve nuk përhapet te njerëzit. Mostrat e shpendëve të ngordhur prej 4 ditësh janë dërguar në institut. Gripi dyshohet se është përhapur nga harabelat”, – ka thënë Strati.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera