Gripi prek masivisht fëmijët dhe të rriturit në Elbasan, qindra persona çdo ditë në urgjencë! Pediatrja: 100 të mitur vizitohen çdo ditë, 45 të shtruar

Gripi ka prekur masivisht qytetarët në Elbasan, ku çdo ditë paraqiten në Urgjencë 200 të rritur dhe 100 fëmijë në Pediatri. Pasojat dhe komplikacionet e gripit janë kryesisht infeksionet dhe pneumonia. Mjekët japin disa këshilla sidomos për temperaturën e lartë.

Me temperaturë të lartë, diarre e të vjella paraqiten çdo ditë qindra qytetarë në urgjencën e spitalit të Elbasanit, ndërsa më të vegjlit vizitohen në Pediatri.

Bluzat e bardha po përballen me fluks pacientësh prej mesit të dhjetorit e në vazhdim. Shefi i Urgjences së Elbasanit, dr. Ergys Mici thekson se gripi stinor shkakton komplikacione sidomos për të sëmurët me zemër dhe mushkërive.

“Rastet në urgjence janë rritur! Kemi paciente me shenja klinike, temperaturë me diarre e të vjella dhe raste të cilat nga virozat temperatura e lartë jep dhe komplikacione tek të sëmurët kronike. 200 raste në ditë për urgjencën e Elbasanit janë mbingarkese”, tha dr. Ergys Mici.

Situata është më kritike në Pediatrinë e Elbasanit, aty ku sot janë të shtruar 45 fëmijë me ftohje dhe probleme të bronkitit, si pasojë e gripit.

“Kemi mbi 100 raste në 24 orë, fëmijë me temperatura të lartë, rrebele që vazhdon për 3-4 ditë. Është rritur dhe numri i shtrimeve në spital. Këto viroza në ditën e 5 ose të 6 fillojnë të komplikohen me bronkolite. Kemi 45 fëmijë të shtruar.

Shefja e Pediatrise, dr. Irena Paloshi tha në intervistë për Report TV se shqetësuese është temperatura e lartë, ndaj jep disa këshilla për prindërit që po kalojnë situatë gripi e virozësh me fëmijët.

“Apeli im është të menaxhojnë mirë temperaturën dhe të presin 3-4 ditë, nëse viroza nuk largohet, pra fëmijë refuzon të ushqehet, të luajë, etc duhet të paraqiten tek mjeku specialist për mjekim”, tha dr. Irena Paloshi.

 

Burimi: shqiptarja.com

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë