Gripi rrezikon zemrën, mjekja: Dy simptoma nuk duhen neglizhuar kurrë

Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që bëjnë insuficencë kardiake.

Mjekja kardiologe Daniela Teferiçi thotë se rastet i përkasin jo vetëm pacientëve kronikë të zemrës, por ka edhe mjaft të rinj që paraqiten me diagnozën e miokarditit.

“Ka pasur një shtim të jashtëzakonshëm të numrit të pacientëve me insuficiencë respiratore ose marrje fryme. Në spital përcaktojmë shkakun nëse është kardiak apo pulmonar. Pulmoni ka pjesën e vet, por ajo që vëmë re këtë kohë është ana kardiake. Shumica janë pacientë të njohur si pacientë kardiakë, por kjo mbivendosje e infeksionit viral e përkeqëson shumë situatën, duke dhënë insuficiencë multiorganore. Ka edhe raste, që janë më fatalet, të ardhjes me diagnozën e miokarditit. Ka edhe mosha të reja, 18–20 vjeç, të cilëve u është prekur miokardi apo muskuli i zemrës nga virusi,” shpjegon Dr. Teferiçi.

Së fundmi sëmundjet e zemrës që kanë pasojë infarktin janë vërejtur edhe në moshat nën 35-vjeçare. Për mjekët, dy janë simptomat që nuk duhet të injorohen.

“Sëmundjet kardiake, ku peshën kryesore të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë e zë sëmundja arterosklerotike e zemrës, sëmundja arterokoronare, që ka pasojë infarktin apo vdekjen e papritur. Mbi 35 vjeç nuk është më e çuditshme që të vijnë me infarkte pulmonare”, thotë mjekja.

Dy simptoma kryesore që  nuk duhen neglizhuar janë dhimbja e gjoksit, që mund të zgjasë me minuta, si dhe marrja e frymës,” këshillon mjekja kardiologe.

Mjekët u bëjnë thirrje për kujdes të shtuar pacientëve kardiakë, tek të cilët situata virusale mbart një risk të lartë.

Tashmë të kesh një problem kardiak nuk është më diçka jo e zakontë, pasi të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se afro 31 për qind e vdekjeve në botë ndodhin për shkak të një sëmundjeje kardiake.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren