Tre raste me COVID-19 i përkasin së njëjtës familje në lagjes ‘Liri Gero’ në Fier.
Mësohet se nusja e shtëpisë, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, ka shkuar në Tiranë dhe ka vizituar familjen e saj, të cilët kanë qenë të prekur nga COVID-19 . Ky takim me familjarët e saj në Tiranë i ka kushtuar edhe infektimin e familjes në Fier.
Gruaja shtatzënë është kthyer në Fier dhe ka infektuar djalin e saj 2-vjeçar dhe vjerrën 70-vjeçare.
Sot janë kryer dezinfektime në këtë pallat, si dhe janë marrë tamponët për 5 familje të tjera. Ky është rasti i parë me COVID-19 pas një periudhe qetësie rreth 15 ditore. Me rastet e sotme shkon në 40 numri i të prekurve me COVID-19 në Fier, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Gruaja jetonte në Suedi, por për shkak të bllokimit të lëvizjeve si masë e ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, nuk ka mundur të kthehet atje.

