Përbërsit për brumin:
1 vezë,
125 gr. margarinë,
1 gotë e gjysëm e çajit sheqer pluhur,
1 pecivë (pluhur për pjekje),
1 lugë kafe me vanilje,
Miell deri sa bëhet një brumë shumë i butë.
Për mbushjen:
4 mollë (të grira në rende),
5 lugë të supës me sheqer,
1 lugë çaji kanellë.
Për lyerje sipër:
1 e verdhë e vezës.
Përgatitja:
Së pari, në tenxhere grimë mollët, i përziejmë me sheqer dhe i vendosim në zjarr që të kavërdisen, i përziejmë vazhdimisht dhe kur mollët të marrin ngjyrë hedhim kanellën. I përziejmë edhe për 1-2 minuta dhe e largojmë masën e përfituar nga zjarri.
Pastaj përgatisim brumin me gjithë përbërsit. Brumin e hapim në një petë të madhe dhe e presim në forma sipas dëshirës.
Nëse forma është rumbullake atëhere mbi petën e parë rumbullake hedhim pak nga masa e përgatitur dhe sipër vendosim petën tjetër, ansoret e petës i ndrydhim pak me pirun dhe sipër bëjmë 2 vrima.
Me të gjithë brumin veprojmë kështu dhe i vendosim petët në tepsi të lyer me vaj. Para se ti fusim të piqen i lyejmë me të verdhën e vezës.
I pjekim në temperaturë 180 gradë celsius .


