Hapet spitali i ri për pacientët me COVID-19, Manastirliu: “Mund të ketë rritje të rasteve me Covid-19 nga turistët”

Ministrja e Shëndetësisë  teksa ka vizituar së bashku me kryeministrin Rama ambientet e ish- kirurgjisë në QSUT që tashmë janë shndërruar në një spital COVID-3, ka thënë se ky spital do t’i shërbejë pacientëve që përfundojnë trajtimin e parë në Infektiv

“Është një spital me 100 shtretër. Ka reanimacionin dhe imazheritë. Pritet skaneri dhe një mini-laborator dhe disa pajisje të tjera. Do t’i përgjigjet rastit të pacientëve që përfundojnë trajtimin e parë në Infektiv. Dhe për të përmbushur karantinën deri në shërimin e tyre. Është një përgjigje ndaj asaj që parashikojmë që mund të dalë nga sezoni turistik për rastet e shtuara që mund të kenë nevojë për spitalizim. E çojmë në rreth 500 shtretër për epideminë në vend. Ky është covid-4. Pa prekur ato private që i kemi pasur në dispozicion. Do rrisim stokun e materialeve mbrojtës dhe flotën e urgjencave.” tha Manastirliu.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim