Harrojini ilaçet, joga mund të kurojë dhimbjet në trup

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Joga dhe akupunktura mund të lehtësojnë dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit, ka zbuluar një studimi i ri. Disa nga sportet më popullore, si joga, tai chi dhe akupunktura, mund të ndihmojnë në rast dhimbjesh. Për të arritur në këtë përfundim, shkencëtarët rishikuan testet klinike të kryera në SHBA. Ky studim mund të ndihmojë miliona njerëz, të cilët vazhdojnë të kenë dhimbje edhe pas përdorimit të ilaçeve.joga

Hulumtuesit shkencorë thonë se ky studim i ri do të ndihmojë mjekët, të cilët ndeshen shpesh me raste të pacientëve me dhimbje kronike, të kenë mundësi t’i informojnë ata për trajtimet më të mira për menaxhimin e simptomave.

Studimi është rishikuar nga një grup shkencëtarësh nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.

“Për shumë amerikanë që vuajnë nga dhimbjet kronike, ilaçet nuk mund të lehtësojnë plotësisht dhimbjet dhe mund të shkaktojnë efekte anësore”, shprehet dr. Richard Nahin, autori kryesor i studimit.

“Si rezultat, shumë njerëz do të kthehen tek mënyra të tjera për menaxhimin e dhimbjeve. Qëllimi jonë me këtë studim ishte të siguronim informacion të saktë për mjekët dhe pacientët që vuajnë nga dhimbje kronike”,  shpjegon ai.

Hulumtuesit shkencorë rishikuan 105 teste klinike të kryera përgjatë 50 viteve të fundit, të cilat ishin përqendruar tek pacientët me dhimbje kronike. Ata zbuluan se asnjë nga këto teste klinike nuk kishte raportuar ndonjë efekt anësor të dukshëm. Shkencëtarët u përqendruan tek rezultatet e 7 studimeve të përdorura për pesë nga sëmundjet më të dhimbshme, si dhimbja e shpinës, osteoartriti, dhimbja e qafës, fibromialgia, dhimbjet  ekokës dhe migrena.

Disa nga këto dhimbje mund të trajtohen shumë mirë nga joga,  tai chi , akupunktura, sipas shkencëtarëve. Për shembull, joga dhe akupunktura mund të lehtësojnë dhimbjet e shpinës; akupunktura dhe  tai chi për trajtimin e osteortritit të kyçeve, ndërsa terapia me mazash është efektive për trajtimin e dhimbjeve të qafës.

Teknikat e qetësimit mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës dhe migrenës.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Eksperimenti ekstrem: Burri që nuk u ul për pesë ditë rresht rrëfen se si ndryshoi trupi i tij
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare