Keni probleme me thembrat e këmbëve dhe nuk po gjeni dot shërim? Nëse përdorni sodën e bukës, lamtumirë thembra të çara. Soda e bukës është një produkt i zakonshëm që të gjithë e kanë në kuzhinë e tyre, prandaj mos hezitoni ta përdorni, pasi soda e bukës ka veti antiseptike që reagojnë kundër infeksioneve në thembrat tuaja.
Përbërësit:
Tri lugë gjelle sodë buke
4 deri në 5 litra ujë
Përgatitja:
E tretni sodën e bukës në ujë të vakët dhe futni këmbët në ujë për 15 minuta.
Kur këmbët të jenë zbutur mirë, i pastroni ato me ujë, i lini të thahen dhe pastaj i lyeni me një krem.


