Harta e plazheve të pastra dhe të ndotura në Shqipëri

 

Harte

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar hartën e plazheve të bregdetit shqiptar, duke i vlerësuar ato sipas cilësisë së tyre. Nëse u referohemi hartave të projektuar nga AKM, ku cilësia e plazheve korrespondon me ngjyrat përkatëse, blu për plazhet me cilësi shumë të mirë, jeshile për plazhet me cilësi të mirë, e verdhë për ata me cilësi të mjaftueshme dhe e kuqe për plazhet me cilësi të keqe, kuptojmë që plazhet në Shqipëri tashmë vlerësohen si shumë të mira, pa përjashtuar edhe ato zona në të cilat ka ende problematika.

Në monitorimin e kryer për periudhën 15 maj – 31 maj rezulton:

  • 90 stacione (91 %) – cilësi e shkëlqyer
  • 6 stacione (6 %) – cilësi e mirë
  • 3 stacione (3%) – cilësi e keqe

Plazhet me cilësi të keqe janë evidentuar në zonën e Durrësit (Kompleksi Xhardino), në Bregdetin e Vlorës (Shkolla e Marinës), në Bregdetin e Sarandës (Kanali i Cukës).

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në segmentet veriore dhe jugore të bregdetit gjenden kryesisht plazhe të cilësisë shumë të mirë.

Në jug, kryesisht në Bregdetin e Vlorës, gjenden 4 stacione me cilësi të mirë të ujit, si: Plazhi i vjetër kamp-pioner, Plazhi i ri, Rradhim Hotel Grand, Restorant Freskia. Dy stacione të tjera me cilësi të mirë të ujit gjenden në Bregdetin Orikum, si: Kompleksi Orikum, Bar-Rest Aleksandër.

Plazhet të cilat monitorohen për herë të parë për cilësinë e tyre mikrobiologjike (dy parametrat e ndotjes Streptococcus faecalis dhe Enterococcus Intestinalis – pH dhe temperatura, si dhe inspektimi, janë monitorime që kryhen në terren gjatë fazës së kampionimit) janë:

  • Plazhi i Divjakës
  • Plazhi Tale
  • Shëngjin
  • Plazhi Spille
  • Plazhi i Semanit
  • Plazhi i Zvërnecit
  • Plazhi i Orikumit

Hartat për të gjitha bregdetet mund t’i gjeni këtu.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra