Helmimi i nxënësve në Shkodër, Policia shoqëron pronarët e “Fast Food-it”. AKU nis kontrollin

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku disa nxënës të moshave  10-12 vjeç u paraqitën në spitalin rajonal me shenja intoksikimi.

Familjarët pretendojnë se kjo gjendje u është shkaktuar fëmijëve të tyre nga konsumimi i ushqimit në një nga “fast food-et”, që ndodhen në afërsi të shkollës. Për këtë rast janë shoqëruar pronaret e subjektit tregtar, ndërsa AKU dhe ISHSH-ja kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, në orën 20:50 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër. Janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga Drejtoria AKU. Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik