Sipas statistikave, rezulton që qytetet më të prekura nga kanceri janë: Tirana, Fieri, Lushnja, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra dhe Vlora. Lidhur me faktin nëse ka ndonjë studim apo shpjegim se pse njerëzit që jetojnë në këto qytete, kanë prirjen më të madhe për t’u prekur nga kanceri, Zotaj tha se studime të mirëfillta nuk ka, por konkluzione dhe studime të pjesshme po.
Kështu, këto qytete janë përgjithësisht qytete të mëdha dhe njerëzit janë më të ekspozuar ndaj një stili jo të favorshëm jetese. Midis faktorëve të tjerë predispozues bën pjesë edhe ekspozimi ndaj ndotjes së mjedisit, ekspozimi ndaj blozës dhe gazrave të makinave, ekspozimi ndaj rrezatimeve të të gjitha llojeve, ekspozimi i lartë në diell për orë të tëra, ekzpozimi ndaj agjentëve kimike.
Në këto zona që përmendëm më lart industria kimike, metalurgjike, plastike, e naftës etj., ka qenë dhe është më e zhvilluar. Por që standardet e kësaj industrie në lidhje me mjedisin janë vdekjeprurëse. Mjafton të shikojmë tymrat dhe blozat e kësaj industrie që ndot ajrin shumëfish krahasuar me standardet europiane.
Në lidhje me këtë le të japim një shembull. Për shembull, kanceri i lëkurës që është i treti për nga numri pas kancerit të gjirit te femrat dhe kancerit të mushkërisë te meshkujt, rezulton në numër të lartë në zonen fushore dhe bregdetare, ku ekonomia bazohet në bujqësi dhe peshkim. Arsyeja mendohet të jetë: ekspozimi në diell për orë të tëra. Në përgjithësi numri i të prekurve nga kanceri në zonat urbane është 3 herë më i lartë se ato në zonat rurale./ https://shendeti.com.al/


