Kryefaqja Aktualitet Hetim për tre koncesionet në shëndetësi: Check-Up, materialet mjekësore e dializën

Hetim për tre koncesionet në shëndetësi: Check-Up, materialet mjekësore e dializën

0
Shpërndaje

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të përgjithshëm për shërbimin spitalor. Hetimi përfshin periudhën kohore nga 1 janari 2016 deri në 30 shtator 2018. Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës ka realizuar një studim në tregun e shërbimeve spitalore.

Studimi u fokusua në katër çështjet kryesore:

– Konkurrenca në sektorin e shëndetësisë nëpërmjet rritjes së shërbimeve shëndetësore, e cila do të vlerësohej përmes indikatorëve makro të sektorit të shëndetësisë dhe kryesisht në shërbimin spitalor. Informacioni i ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ishte i mangët duke e bërë të pamundur vlerësimin e treguesve global të zhvillimit të konkurrencës në shërbimin shëndetësor

-Politikat qeverisëse në sigurimin e shërbimit spitalor e fokusuar në konkurrencën mes shërbimit privat dhe shtetëror në drejtim të cilësisë së shërbimit. Elementi kryesor në këtë analizë ishte vlerësimi i koncesioneve apo partneritetit publik/ privat, duke analizuar llojet e shërbimeve të përfshirë në këtë formë shërbimi, efektet ne nivelin e cilësisë si dhe ndikimin qe kane sjelle ne konkurrencën në treg këto kontrata.

Nga analiza e informacionit të depozituar u konstatua se janë lidhur kontrata koncesionare për 3 shërbime; Koncesioni i Check –Up, me objekt “Për kontrollin mjekësor bazë 35-70 vjeç nëpërmjet një seti analizash të miratuara si dhe vizita mjekësorë, Koncesioni “Për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikal steril, furnizimin me materiale mjekësorë steril njëpërdorimshëm në sallat kirurgjikale” dhe Koncesioni i Dializës, me objekt ofrimin e shërbimit të dializës sa më pranë vendbanimit të të sëmurit me insuficience renale kronike.

-Në lidhje më çështjen e konkurrencës nëpërmjet sistemeve të referimit dhe ofrimit të shërbimeve u konstatua se Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor financon katër paketa shërbimesh; paketën e shërbimit të dializës, paketën e shërbimit te të kardiologjisë, paketat e shërbimit të transplantit të veshkës dhe paketën e shërbimit të implantit koklear. Përfituesi me i madh i fondeve buxhetore është QSUT dhe Spitali Amerikan. Të dy këta ofrues ofrojnë të njëjtat shërbime, por referuar numrit të rasteve të trajtuara vihet re qartë që Spitali Amerikan është i orientuar drejt shërbimit të dializës, kurse QSUT drejt shërbimeve të kontrollit të zemrës. Shërbimi i transplantit të veshkës është ofruar vetëm nga Spitali Amerikan.

-Në lidhje me çështjen e fundit që ka të bëjë me vlerësimin e përqendrimeve të tregut, apo marrëveshjet vertikale dhe horizontalë mes spitaleve privatë, rezulton se Spitali Amerikan është përfituesi i 15% të shoqërisë DiaVita SHPK, shoqëri e kontraktuar në shërbimin e dializës nëpërmjet kontratës së koncesionit. Gjykojmë që pjesa e madhe e tregut në shërbimin e dializës së Spitalit Amerikan mund të jetë e influencuar nga struktura aksionare mes dy shoqërive dhe niveli i ndikimit të kësaj mbivendosje aksionesh kërkon një analizë më të thelluar të kontratës së koncesionit dhe impaktit në treg të saj.

Burimi: Gazeta Shqiptare

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here