Hidet, superfruti i lënë në hije

Hidet janë një frut i jashtëzakonshëm për sa i përket përbëries në lëndë ushqyese të çmuara për shëndetin. Lexoni me vëmendje gjithë efektet që ato mund të kenë në funksionin e organizmit në sajë të substancave që përmbahen në to:
hide1. Lufton kancerin: sipas një studimi, lengu i hideve ka efekt “kitotoksik” që do të thotë “vrastar”, ndaj qelizave tumorale të disa llojeve të ndryshme, përfshirë këtu ato që shkaktojnë leuçemi!
2. Veti antioksiduese: hidet përmbajnë sasi shumë të mëdha të vitaminës C duke i bërë ato një superushqim edhe për lëkurën!
3. Ndihmojnë gjumim: në sajë të një substance të quajtur “jujuboside A”, hidet kanë efekt qetësues për atë zonë të trurit që është përgjegjëse për gjumin!
4. Forcon imunitetin: në sajë të përmbajtjes së lartë në vitamina C, A dhe B2, në kombinim me mineralet kyç si magnezi, hekuri dhe kalciumi, hidet ofrojnë një forcë antioksiduese shumë të nevojshme për mekanizmat mbrojtës!
5. Mbron mëlçinë: edhe këtu në sajë të forcës antioksiduese, hidet ndihmojnë mëlçinë sidomos në rastet kur ajo është e dëmtuar!
6. Ushqen kockat: duke kombinuar më së miri kalciumin, fosforin, hekurin dhe vitaminën C, hidet janë një ushqim shumë i vlefshëm për shëndetin e kockave!
7. Kush do të dobësohet, mund të konsumojë hidet për të thyer urinë gjatë ditës pasi ato janë një paketë shumë e mirë ushqyese për kaloritë që ofrojnë! /Blerina Bombaj, dietologe

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe