Një mënyrë e sigurt dhe e efektshme për të ulur presionin e gjakut për të gjitha grupmoshat, është duke ngrënë ushqime që veprojnë natyralisht në hapjen e enëve të gjakut në mënyrë që zemra të mos lodhet shumë.
Provoni këto gjashtë ushqime të mrekullueshme dhe do të shihni që do t’ju ndihmojnë në uljen e numrave të tensionit të gjakut.
Një pjatë me boronica në javë mund t’ju ndihmojë në uljen e rrezikut nga tensioni i lartë i gjakut. Boronicat, ashtu si dhe mjedra e luleshtrydhja, përmbajnë përbërës natyralë të quajtur antocianinë që mbrojnë kundër hipertensionit, duke marrë parasysh një studim të fundit amerikan dhe britanik mbi rreth 157 mijë burra dhe gra.
Drithërat
Një tas me drithëra në mëngjes, sidomos ato me kokrra, drithëra me shumë fibra si tërshëra, gruri, thekër etj mund të ulin mundësitë që ju të keni tension të lartë. Një studim i tillë u krye nga kërkuesit e Universitetit të Harvardit. Plus, sa më shumë vakte drithërash të hani gjatë një jave, aq më të shumta janë përfitimet. Duke i shtuar edhe kërkimet e fundit për boronicën, dhe ju mund të rrisni dyfish përfitimet tuaja, duke ngrënë drithëra me boronicë.
Patatet
Të gjithëve u pëlqejnë patatet e pjekura? Por a e dini se ato janë të larta me kalium dhe magnez, dy minerale të rëndësishme që ju ndihmojnë të luftoni tensioni e lartë të gjakut? Kërkimet e zhvilluara në Amerikë tregojnë se nëse të rriturit do ta shtonin marrjen e kaliumit, rastet e tensionit të lartë të gjakut do të binin me 10%. Ndërsa për magnezin, rezulton se shumë nuk e marrin me ushqimet. Kështu që me patatet ju vrisni dy zogj me një gur. Pas patateve të pjekura, ja edhe disa ushqime të tjera që i kanë të dyja këto minerale: spinaqi, bananet, soja, si dhe kosi pa yndyrë.
Panxhari
Një gotë me lëng panxhari mund të ulë tensionin e gjakut brenda disa orëve. Një studim i tillë është kryer nga Universiteti Mbretëresha Marie e Londrës.
Nitrati në këtë lëng ka të njëjtin efekt si marrja e tabletave me nitrat. Lëngu i panxharit mund të gjendet edhe në dyqane. Disa ushqime të tjera të pasura me nitrat janë spinaqi, marulja, lakra, karrotat.
Qumështi i skremuar
Përdorimi i ushqimeve me nivel të ulët yndyre e ul rrezikun e zhvillimit të hipertensionit për një grua. Ky është përfundimi i një studimi të zhvilluar në vitin 2008 mbi 30 000 gra në moshë mesatare 54 vjeçe. Gratë të cilat hëngrën më shumë produkte me pak
yndyrë – kos, djath me pak yndyrë, kos të ngrirë, qumësht me pak yndyrë – kishin 11% më pak mundësi të zhvillonin tensionin e lartë të gjakut.
Çokollatat
Ata që vdesin për çokollatat mund të gëzojnë! Ngrënia e një sasie prej 30 gramësh çokollate të zezë çdo ditë mund t’ju ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, sidomos tek njerëzit që tashmë kanë hipertension. Çokollata e zezë është e pasur në flavonoide, përbërës natyralë që çojnë në zgjerimin e enëve të gjakut. Shikoni për çokollata që përmbajnë 50-70% kakao.


