Hipertensioni, aftësimi i personelit shëndetësor për të zbuluar “sëmundjen e heshtur”

Trajnimi u organizua nga shoqata “Together For Life” me mbështetjen e projektit “HAP – Shëndet për të gjithë”, mbështetur nga Qeveria Zviceriane

Hipertensioni është një ndër sëmundjet kronike më të përhapura në vendin tonë. Kjo sëmundje është problem edhe në zonat malore, madje numri i personave me hipertension po vjen në rritje.

Komsi (15)Pikërisht për këtë arsye personeli shëndetësor në komunën Komsi në Burrel, komunën Zerqan në Bulqizë dhe në komunën Arras në Peshkopi u trajnua nga specialistë të shëndetit publik.

Bluzat e bardha të këtyre zonave të largëta vlerësuan trajnimin dhe ishin shumë aktivë gjatë realizimit të teorisë dhe praktikave konkrete të cilat erdhën me profesionalizëm nga specialistët e ISHP-së, Engjëll Mihali dhe Gentiana Qirjako.

Trajnimi u organizua nga shoqata “Together for Life” me mbështetjen e projektit “HAP – Shëndet për të Gjithë”, mbështetur nga Qeveria Zviceriane.

Ky trajnim ka për qëllim të aftësojë specialistët e promocionit të shëndetit dhe personelit të kujdesit shëndetësor parësor për informimin, edukimin dhe këshillimin e komunitetit  lidhur me:

Parandalimin dhe kontrollin më të mirë të hipertensionit;

përftimet që vijnë nga përdorimi i Kartës së Shëndetit dhe mënyra e pajisjes me të.

me synim fuqizimin e popullatës adulte për të përmirësuar shëndetin e tyre dhe për të rritur përdorimin e shërbimeve shëndetësore cilësore.

Gjithashtu qëllimi i trajnimit ishte edhe aftësimi i vullnetarëve të shëndetit për:

Informimin, edukimin dhe këshillimin e komunitetit  lidhur me parandalimin dhe kontrollin më të mirë të hipertensionit dhe mënyrën e marrjes së Kartës së Shëndetit dhe avantazhet e saj me synim fuqizimin e popullatës adulte për të përmirësuar shëndetin e tyre dhe për të rritur përdorimin e shërbimeve shëndetësore cilësore.

Zerqan (9)Komuna Komsi

Komuna Komsi është një ndër zonat përfituese të projektit “Shëndet për të gjithë”. Në trajnimin e stafit morën pjesë 17 persona, mes të cilëve specialistë të promocionit shëndetësor, mjekë dhe infermierë të zonës.

“Mendoj se trajnimet janë një aspekt shumë i rëndësishëm i personelit shëndetësor, por edhe i stafit të promocionit të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Burrel. Ne duhet të jemi të aftë që të transmetojmë informacion sa më të dobishëm për publikun”, theksoi Marie Lala, shefe e promocionit në DSHP, Burrel.

Gjatë trajnimit kishte shumë pyetje dhe diskutime për të sjellë praktikat më të mira të edukimit dhe informimit të komunitete, me qëllim parandalimin e sëmundjes.

Projekti HAPKomuna Zerqan

Komuna Zerqan është një ndër zonat më aktive për realizimin e projektit “Shëndet për të gjithë”. Kjo komunë përbëhet nga 13 fshatra dhe i gjithë stafi i kësaj komune nuk hezitoi të merrte pjesë në trajnimin e zhvilluar për hipertensionin.

“Është fat, por edhe detyrë që stafi të fitojë aftësi në lidhje me parandalimin dhe trajtimin e  hipertensionit. Komuna jonë ka shumë persona të prekur nga kjo sëmundje dhe si pasojë e vlerëson nismën për t’u trajnuar”, theksoi mjekja e Qendrës Shëndetësore, Zerqan, Sonila Muça. Këtij trajnimi iu bashkua i gjithë personeli prej 18 personash, me qëllim rritjen e  aftësimit të tyre për trajtimin e tensionit të lartë.

Arras (6)Komuna Arras

Edhe pse është një komunë e largët dhe e varfër, në këtë komunë ofrohet shërbim shëndetësor falë përkushtimit dhe punës së stafit shëndetësor. Në fakt, stafi i kësaj komunë gjeti kohë dhe u angazhua seriozisht në trajnim dhe morën pjesë 15 persona.

“Mendoj se trajnime të tilla duhet të jenë edhe më të shpeshta. Ne jemi disi të veçuar për shkak të largësisë dhe stafi nuk i ka të mundur trajnimet e shpeshta. Aftësimi për tema si hipertensioni, por edhe karta e shëndetit janë shumë të domosdoshme”, theksoi infermieri i zonës, Lam Shehi.

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë