Hipertensioni po vret shqiptarët, 3800 persona pësojnë infrakt çdo vit

Të dhënat e kontrollit bazë shëndetësor nga mosha 35-70 vjeç kanë nxjerrë në dukje sëmundshmërinë në popullatë.

Sëmundjet kardiovaskulare renditen në vend të parë. Në vend të dytë sëmundjet endokrine përfshinë diabetin dhe në vend të tretë sëmundjet e mushkërive.

Dhe për herë të parë nga check-up janë evidentuar dhe rastet e reja në një vit, ku numërohen 388 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare dhe 3800 persona pësojnë infarkt në një vit. Përllogariten 133 pacientë për 100 mijë banorë.

Nga këto të dhëna rezultojën se qytetet si Korça, Fieri dhe Berati kanë incidencën më të lartë të pacientëve me probleme kardiovaskulare, ndërkohë që me incidencë më të ulet janë qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Sipas mjekëve kjo lidhet dhe me përmirësimin e stilit të jetesës dhe kujdesit të qyteteve për veten. Por gjithsesi hipertensioni konsiderohet si vrasësi më i madh i shqiptarëve.

“Kjo sëmundje ndikon tek të gjithë organet tek zemra, veshkat e sytë”, tregon Artan Goda, shef i shërbimit të kardiologjisë.

53 % e vdekjeve të shqiptarëve shkaktohen nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vetëm 16.4% e tyre shkaktohet nga sëmundjet tumorale./Top Channel

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj