Hipertiroidizmi, ja simptomat, shkaqet, faktorët e riskut dhe ç’ndodh nëse nuk e mjekoni

Për gazetën “Shëndet+”, mjeku endokrinolog Gerond Husi

Shkaqet e hipertiroidizmit janë të shumta. Shkaku kryesor i hipertirodizmit është sindroma Basedoë-Graves (strumë toksike e përhapur), një sëmundje autoimune që stimulon gjendrën tiroide të punojnë më shumë nga ç’nevojitet. Ndikim mund të ketë edhe dëmtimi i hipofizës, konsumimi i disa ilaçeve si amiodaroni, interferoni alfa  dhe interleukina-2 apo edhe sasia e vogël e jodit.

tiroide 2Simptomat e hipertiroidizmit:

  • Lodhje e apo dobësi të muskujve
  • dridhje duarsh
  • çrregullime të humorit
  • nervozizën apo ankth
  • rrahje e shpejtë zemre
  • probleme me gjumin
  • ndjenjë vape
  • djersitje
  • rritje e presionit të gjakut
  • ndryshime menstruale
  • diarre
  • enjtje e gushës

Faktorët e riskut

Femrat janë më të favorizuara për t’u prekur nga hipertiroidizmi apo nga sëmundje të tjera të tiroides, për këtë arsye themi që të qenët femër është një faktor risku.

Tiroidja mund të jetë e trashëguar. Pra, shpesh i pyesim pacientët nëse kanë ndonjë histori familjare, ku ndonjë i afërm të ketë pasur më parë probleme me tiroiden.

Duhani apo alkooli gjithashtu janë faktor risku.

Nëse nuk e mjekoni hipertiroidizmin:

Mund të humbni peshë, pasi metabolizmi i trupit tuaj është shumë i shpejtë.

Gjithashtu, mund të keni probleme me zemrën si: rrahje të shpeshta të zemrës, fibrilacion atrial ose pamjaftueshmëri të zemrës.

Ju mund të keni edhe problem të zëvendësoni kalciumin dhe mineralet tjera në eshtrat tuaja, që mund të çojnë edhe në osteoporozë (dobësim të eshtrave).

Në raste të rralla hipertiroidizmi mund të shkaktojë një sëmundje kërcënuese për jetën, të quajtur stuhia tiroide, që ndodh kur gjendra tiroide lëshon sasi të mëdha të hormonit tiroid brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni