Hipotiroidizmi tek fëmijët, shenjat paralajmëruese dhe problemet që sjell në shëndet

Përshtati në shqip: Blertina Koka / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

Hipotiroidizmi i lindur është një gjendje që prek gjëndrën tiroide, e cila është një organ i vogël i vendosur në pjesën e poshtme të qafës. Njerëzit që kanë HK (hipotiroidizëm kongenital) nuk kanë mundësi të prodhojnë mjaftueshëm hormon tiroid, që është esencial për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm. Te fëmijët e vegjël, hipotiroidizmi shkakton prapambetje në rritje dhe zhvillimin mendor. Simptomat rrallë shfaqen që në lindje. Mosha kur ata shfaqen dhe problemet që sjellin në shëndet varen nga mënyra se si funksionojnë gjëndrat tiroide të fëmijës.

Simptomat tek foshnjat

Zakonisht në lindje nuk ka shenja të veçanta, dhe një pjesë e fëmijëve fillojnë të shfaqin shenja rreth javës tretë ose të katërt të jetës. Këto shenja mund të jenë: mungesë oreksi, probleme me frymëmarrjen, prapambetje në rritje dhe në shtim në peshë, kapsllëk, verdhëz, të qara me zë të trashë dhe përgjumje. Barku i foshnjës gjithashtu mund të duket më i madh. Lëkura e tij apo saj mund të duket me njolla dhe e ftohtë, ndërsa organet gjenitale, këmbët dhe duart mund të duken të ënjtura.

Më vonë fillojnë të shfaqen këto shenja: lëkurë të thatë, vonesë në daljen e dhëmbëve, mosrritje e flokëve dhe thonjve. Gishtat e duarve dhe këmbëve gjithashtu mund të jenë më të shkurtër se ato të një fëmije të shëndtshëm. Koka e fëmijës mund të duket e madhe dhe e fryrë, ndërsa gjuha e ënjtur.

Nëse foshnja diagnostikohet dhe trajtohet brenda muajit të parë të lindjes, rritja dhe zhvillimi i tij mund të vazhdojë normalist. Ndërsa, nëse hipotiroidizmi shfaqet pas moshës 3 vjeç, fëmija zakonisht nuk ka prapambetje mendore. Gjithsesi, nëse lihet pa trajtuar hipotiroidizmi në fëmijëri, mund të vonojë zhvillimin fizik dhe seksual të fëmijës.

Simptomat tek fëmijët dhe adoleshentët

Shenjat e para janë letargjia dhe ënjtja në qafë. Mund të shfaqen edhe simptoma të tjera, si ndryshime në sjellje, në performancën e shkollës dhe dhimbje të vazhdueshme të barkut. Këto shenja janë më dyshuese tek fëmijët, prindërit ose vëllezërit apo motrat e të cilëve kanë probleme me tiroidet.

Ka zakonisht edhe vonesa në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, sidomos rritja fizike dhe zhvillimi seksual. Vonohet hyrja në pubertet, fëmijët me hipotiroidizëm zakonisht duken me të vegjës sesa janë.

Burimi: WebMD / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo