Hiqet kufiri mbi 60 vjeç/ Çdo qytetar mbi moshën 18 vjeç, duhet të bëjë dozën e tretë anti-Covid në Shqipëri

Nisur nga rastet që janë riinfektuar me Covid-19 komiteti i imunizimit ka marrë vendimin që edhe në Shqipëri të nisë aplikimi dozës së tretë të vaksinës mbi personat 18 vjeç, nëse ka kaluar gjashtë muaj nga aplikimi i dozës së dytë.

Një muaj më parë, komiteti teknik i ekspertëve në rekomandimet e fundit vendosi marrjen e një doze të tretë të vaksinës për të gjithë personat mbi 60 vjeç. Këtë të enjte, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të gjithë personat që janë mbi 18 vjeç, mund të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka apeluar se sot në Shqipëri, çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Gjithashtu në vend ka disa kohë që ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet