Hiqni dorë nga hamburgeri me djathë! Dëmton mëlçinë dhe shkakton diabet

Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka

Një hamburger me djathë mund të ndryshojë metabolizmin dhe rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2, ka zbuluar një studim i ri. Një trup i shëndetshëm mund ta përballojë një hamburger, por, nëse hani rregullisht ushqime të yndyrshme, mund të shkaktohen dëmtime afatgjate, thonë ekspertët.

Në studim u përfshinë 14 meshkuj të shëndetshëm, të moshës 20-40 vjeç, të cilët u ndanë në dy grupe.

Njëri grup mori vaj palme me shije vanilje dhe tjetri uji. Vaji i palmës ka të njëjtën sasi të yndyrave të ngopura sa një picë me spec djegës ose hamburger me djathë 110 gramë, të shoqëruar me një racion me patate të skuqura.

Testet treguan se konsumi i vajit të palmës çonte në rritje të menjëhershme të akumulimit të yndyrës dhe rënies së ndjeshmërisë së insulinës, hormoni që rregullon nivelet e sheqerit në gjak.

Ai rriste gjithashtu nivelet e triglicerideve – një lloj yndyre që lidhet me sëmundjet e zemrës – pengon në funksionimin siç duhet të mëlçisë dhe çon në ndryshime të aktivitetit të gjenit të lidhur me sëmundjen e dhjamosjes së mëlçisë.

Nivelet e glukagonit, një hormon që ndalon rënien e niveleve të sheqerit në gjak, u rritën gjithashtu.

Vaji i palmës ul ndjeshmërinë e insulinës me 25% në të gjithë trupin, 15% në mëlçi dhe 34% në indet dhjamore. Nivelet e triglicerideve në mëlçi gjithashtu rriten me 35% dhe mekanizmi që prodhon glukozën nga ushqimet pa karbohidrate bëhet 70% më aktiv.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm