Së shpejti celulari juaj do të mund të testojë virusin HIV dhe sifilizin për vetëm 15 minuta.
Hulumtuesit e Universitetit të Kolumbisë kanë krijuar pajisje portative të cilat mund të vendosen në celularin tuaj smartfon ose Iphone. Kjo pajisje përfshin procesin e njëjtë që përdorin diabetikët për matjen e nivelit të sheqerit. Pra, nevojitet vetëm një shpim i vogël dhe një pikë gjaku për të zbuluar nëse personi pranë jush është i prekur nga HIV-i ose sifilizi.
Kjo pajisje kushton 34 $ dhe mendohet të dalë në shitje për të ndihmuar kështu njerëzit të testojnë veten ose partnerët e tyre.
Samuel Sia, një prej autorëve të kësaj pajisjeje, tha se çdo hap i krijimit të kësaj pajisjeje do të ndodhë në laborator. Kjo do të jetë një pajisje shumë e thjeshtë në përdorim, në një shkallë ku çdokush të jetë i aftë të kuptojë dhe realizojë procesin./Cosmopolitan


