Hormonet po ju shkatërrojnë pamjen e jashtme? Ka një mënyrë shpëtimi

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Keni një pjesë të trupit ku, pavarësisht sa të tonifikuar jeni, përsëri nuk jeni të kënaqur me të? Epo, shkencëtarët mendojnë se ka një arsye shkencore pas kësaj. Studimet kanë treguar se mund të shtoni më shumë peshë në disa pjesë të caktuara të trupit, pavarësisht dietës apo sa aktivitet fizik kryeni, si pasojë e çrregullimit hormonal.

“Metabolizmi është kompleks. Ka një sërë arsyesh përse njerëzit kanë forma të ndryshme në trup, megjithatë hormonet janë kryesoret”, shpjegon  Saffron Whitehead, profesor i fiziologjisë në Spitalin St George në Londër.

“Mënyra e jetesës, dieta dhe gjenetika luajnë gjithashtu rol. Lajmi i mirë është se, mund të bëni diçka për të balancuar nivelet e hormoneve”, shton dietologu Max Tomlinson.

Ekspertët zbulojnë shkaqet e shtimit në peshë në disa pjesë të trupit – dhe si ta humbisni atë.

Barku i fryrë
Shkaku: Kortizoli
Trupat tanë evoluojnë për të reaguar ndaj rrezikut duke prodhuar hormonin e stresit, kortizolin. Kortizoli i tepërt, thonë ekspertët, e shpërndan energjinë në formën e yndyrave dhe glukozës, duke u depozituar si dhjam në bark, afër mëlçisë.

Zgjidhja: “Lehtësoni stresin për shembull duke dëgjuar muzikë relaksuese. Hani pak dhe shpesh për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm, pasi luhatjet e tij shkaktojnë çlirimin e kortizolit”, thotë nutricionistja Marilyn Glenville. Ajo shton që dhe në punë, çdo 45 minuta duhet të bëjmë pushim të vogël, për të mos nxitur prodhimin e kortizolit.

Ijet dhe kofshët
Shkaku: Estrogjeni
Sasia e madhe e tij shkakton depozitim të yndyrës në ije dhe në kofshë. Qelizat yndyrore prodhojnë më shumë estrogjen e për rrjedhojë dhe yndyra. Abuzimi me alkoolin pengon mëlçinë të pastrojë estrogjenin nga gjaku.

Zgjidhja: Mos abuzoni me alkoolin. Kufizoni gjithashtu mishin dhe ushqimet e tjera të përpunuara.

Krahët
Shkaku: Testosteroni
“Ne prodhojmë një hormon që quhet DHEA, i cili konvertohet në testosteron. DHEA ndihmon në ndërtimin e masës muskulore. Kur niveli i testosteronit bie shumë, masa muskulore zëvendësohet me yndyrë. Kjo është më e dukshme tek krahët e sipërm pasi ka muskuj më të mëdhenj”, thotë Whitehead.

Zgjidhja: Testosteroni tek gratë bie me moshën, kulmin e ka në të 20-tat, duke rënë ngadalë deri në menopauzë, por ka disa ushqime që ju ndihmojnë. Konsumoni më shumë proteina, si peshk, vezë, tofu apo arra e lajthi. Zinku, magnezi dhe vitamina B6 gjithashtu promovojnë prodhimin e testosteronit.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026