Kryefaqja Shendeti a-z H HPV, virusi që prek femrat dhe shkakton kancer te meshkujt

HPV, virusi që prek femrat dhe shkakton kancer te meshkujt

0
Shpërndaje

Denisa Canameti

Infeksioni nga HPV është më i përhapuri në infeksionet nëpërmjet trasmetimit seksual. Kështu, për të trasmetuar këtë infeksion, është e mjaftueshme një kontakt i thjeshtë në zonën gjenitale (edhe raport seksual jo i plotë). Prania e bartësve të shëndoshë është shumë e përhapur në shoqëri.

Mjeku androlog Evin Dani shprehet për gazetën “Shëndet+” se “Human Papiloma Virus, veç kancerit të qafës së mitrës te femrat, shtabet e ndryshme të këtij virusi mund të shkaktojnë kancer edhe te meshkujt. Infektimi nga virusi HPV nuk paraqet asnjë shqetësim të veçantë. Pjesa më e madhe e infeksioneve shërohet në mënyrë spontane, pa pasoja. Vetëm një minorancë e infeksioneve bëhet kronike.

marredhenie seksuale 11Doktor, si shfaqet ky infeksion te meshkujt?

Te meshkujt shenjat klinike janë ato që quhen verruca. Formacione në lëkurë që nëse mund t’i krahasojmë, janë si pushi i peshqirit. Këto formacione lokalizohen në zonën e organeve genitale dhe përhapen nga pjesa e testikujve në drejtim të anusit. Si mjek androlog, konstatoj çdo ditë raste me të tilla shenja klinike.

Cilët rrezikohen më shumë?

Më të rrezikuara janë femrat. Nëse themi ka një alarm dhe bota mjekësore është ngritur në këmbë për të paralandaluar një kancer, është pikërisht kanceri i qafës së mitrës. Virusi i papilomës njerëzore (Papiloma virus ose HPV) është përgjegjësi i kancerit në qafën e mitrës, i pari tumor i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si tumor totalisht me prejardhje nga një infeksion.

Cilësohet shumë problematik, sepse unë po bëj shumë vite në mjekësi dhe nuk llogaritej të kishte kancer të qafës së mitrës te vajzat e reja. Ishte kancer i shprehur te gratë mbi 40 vjeç. Rastet rriten nga viti në vit. Dhe numri i rasteve të njerëzve me kancer mund të thuhet që ka hyrë në një fazë epidemie. Kjo është arsyeja pse propaganda synon të përfshijë edhe moshat e reja, që gjithashtu janë të riskuar nga ky lloj virusi.

Evin Dani (2)A ka forma parandalimi? A përfitojnë meshkujt nga vaksina?

Parandalimi? Është mundësia për t’u vaksinuar. Vaksina e parë është bërë në 2005-n. Vaksina mund ta ndihmojë trupin të krijojë imunitet. Mund të bëhet që te vajzat e reja pa e nisur aktivitetin seksual. Duke “pritur akoma ndonjë vit”, sepse “vajza ime është akoma e vogël” mund të paraqesë një gabim serioz, sepse humbet kështu një mundësi të shkëlqyer që trupi t’i përgjigjet sa më mirë vaksinës, e duke qenë të sigurt për mbrojtjen përpara çdo lloj mundësie infektimi.

Është e mundur të merret për herë të dytë infeksioni me të njëjtin tip të HPV-së, sepse mbrojtjet e brendshme të trupit, imuniteti, është i fortë, por zgjat pak: çarja është e lokalizuar dhe virusi nuk emigron në gjak.

Vetëm vaksina dominon nivelin mbrojtës të paktën 10 herë më shumë, konsiston për më shumë se 8 vjet. Vaksinimi është i efektshëm edhe tek meshkujt për parandalimin e lythave në organet gjenitale dhe të çarave parakanceroze ( të çara që transformohen në tumore) tipike të gjinisë mashkullore (anus, penis etj). Vaksinimi te meshkujt sot është i mundur si masë parandaluese personale.

Prezervativi nuk është shumë i sigurt për sa i përket mbrojtjes nga virusi. Kur është marrë infeksioni nga një ose disa tipe të papiloma virus, është imuniteti i trupit që çon në shërim në pjesën më të madhe të rasteve. Tipet 16 dhe 18 janë shpesh përgjegjes të infeksioneve kronike dhe të kalimit pas 10 vjetëve në kancer të qafës së mitrës.

A ka një mjekim të përshtatshëm?

Nuk kemi mjekim të përshtatshëm. Është tinëzare se shpesh nuk ka as klinikë apo shenja. Te mashkulli ky virus sjell dy probleme: kancerin e penisit dhe kancerin e anusit.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here