Kryefaqja Artikull Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t’i dinë

Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t’i dinë

0
Shpërndaje

Ylli i Hollivudit, Val Kilmer, i famshëm për rolet ikonike në Top Gun, Batman dhe The Doors, humbi jetën në moshën 65-vjeçare pas një beteje të gjatë shëndetësore. Ikona e ekranit u diagnostikua me kancer në fyt në vitin 2014 dhe iu nënshtrua një operacioni, duke përfshirë një trakeotomi, e cila ndikoi ndjeshëm në aftësinë e tij për të folur.

Por në disa raste ai kishte folur publikisht për ndikimin që kishte në shëndetin e tij sëmundja dhe trajtimi i mëpasshëm i kancerit.  Kilmer iu nënshtrua radioterapisë dhe kimioterapisë, si dhe trakeostomisë – një procedurë në qafë për ta ndihmuar atë të marrë frymë. Kjo i dëmtoi përgjithmonë kordat vokale dhe ndryshoi përgjithmonë zërin e të folurit.

Kanceri i fytit përfshin kanceret e laringut, kutisë së zërit dhe ato të faringut. Rreth 4,000 njerëz humbin jetën çdo vit për shkak të kësaj sëmundjeje. Mjekët kanë paralajmëruar kohët e fundit se po shohin raste të kancerit të fytit te ‘pacientët shumë më të rinj’.

Një raport në tetor zbuloi se shumë njerëz po vdesin nga sëmundja dhe ka një një rritje pothuajse 50 për qind të rasteve që nga viti 2013.

Pirja e duhanit, alkooli dhe papillomavirusi i njeriut (HPV) – një virus që përhapet seksualisht dhe nëpërmjet kontaktit me lëkurën – janë shkaqet kryesore.

MailOnline zbulon shenjat kryesore paralajmëruese të sëmundjes.

Zë i ngjirur

Sipas Cancer Research UK, një zë i zhurmshëm ose i ngjirur është një nga simptomat më të zakonshme të kancerit. Por shumë gjëra të tjera mund të shkaktojnë një zë të ngjirur, të tilla si ftohja, të bërtiturat  ose laringit – inflamacion i laringut.

Pirja e duhanit gjithashtu mund ta bëjë zërin tuaj të tingëllojë më i zhurmshëm sepse irriton membranat mukoze. Kushdo që vëren se ka një zë të ngjirur për më shumë se tre javë duhet të flasë me mjekun.

Dhimbje gjatë gëlltitjes

Disa njerëz raportojnë se ndihen sikur diçka u ka ngecur në fyt ose sikur ushqimi u ngjit. Të tjerët mund të vërejnë një ndjesi djegieje gjatë gëlltitjes.

Një kollë që nuk largohet

Shumë sëmundje – duke filluar nga ethet e barit dhe ftohja e zakonshme deri te bronkiti – prodhojnë kollë të përsëritur. Por një kollë kronike shpesh përkufizohet si një kollë që zgjat më shumë se tre deri në tetë javë, ndonjëherë edhe me muaj. Mjekët kanë këshilluar prej kohësh që kolla kronike duhet të diagnostikohet dhe trajtohet përpara se të zgjasë shumë. Kilmer kishte detajuar më parë se si ai nuk ishte në dijeni se kishte kancer në fyt derisa një ditë ai kolliti ‘gjak të mpiksur’.

Gungë në qafë

Në disa pacientë me kancer të fytit, një gungë në qafë mund të jetë shenja e parë e sëmundjes.

Një gungë mund të sinjalizojë kushte të ndryshme, zakonisht nyjet limfatike të fryra për shkak të një infeksioni. Megjithatë, mjekët thonë se nëse gunga rritet në madhësi dhe nuk largohet ose është e dhimbshme ose e ndjeshme në prekje, duhet të kontrollohet menjëherë nga një profesionist shëndetësor. Kur një gungë në qafë shoqërohet me simptoma të tjera si lodhje ose vështirësi në gëlltitje, duhet kërkuar edhe kujdes mjekësor.

Frymëmarrje e shkurtër

Nëse kanceri ndodhet poshtë kordave vokale, mund t’i bëjë pacientët të ndihen pa frymë, të kenë frymëmarrje më të zhurmshme dhe të vuajnë nga një kollë e vazhdueshme. Në disa raste njerëzit mund të kenë një kollë që nuk largohet ose frymëmarrja e tyre mund të bëhet më e mundimshme ose e zhurmshme. Por në çdo rast gulçimi është një simptomë serioze që nuk duhet të injorohet, paralajmëron Cancer Research.

Humbje peshe e pashpjegueshme

Humbja e peshës është një shenjë e zakonshme e shumë llojeve të kancerit dhe nuk ka gjasa të jetë e vetmja shenjë e kancerit të laringut. Kjo simptomë mund të jetë rezultat i të ngrënit më pak, për shkak të dhimbjes ose vështirësisë në gëlltitje të ushqimit.  Nëse humbni pa dashje më shumë se pesë për qind të peshës normale trupore, ose më shumë se 4.5 kg në më pak se një vit, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, këshillojnë ekspertët./shendeti.com.al

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here