Humb betejën me Covid-19 shoferi i Urgjencës së Spitalit të Kavajës

Një tjetër humbje jete e stafit spitalor është shënuar mëngjesin sotëm nga Covid19.

Rifon Sinella, 62 vjeç nga Kavaja ka humbur betejën për jetën me koronavirusin, ku prej disa ditësh ka qenë në intubim në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e ka dhënë kardiologu i njohur Dr. Drin Bardhi. Sinella ka shërbyer prej vitesh shofer i Urgjencës së Spitalit të Kavajës.

“Lamtumire Fon Sinella, te qofte dheu i lehte. Allahu na bashkofte ne xhenet!”, shkruan mjeku i njohur.

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU