Kryefaqja Aktualitet Humb jetën infermierja 34-vjeçare nga Lezha, ishte në muajin e 7 të...

Humb jetën infermierja 34-vjeçare nga Lezha, ishte në muajin e 7 të shtatzënisë

0
Shpërndaje

Një infermiere 34-vjeçare Aida Perdoda nga qyteti i Lezhës është ndarë nga jeta në muajin e shtatë të shtatzënisë si pasojë e një arresti kardiak. Urdhri i Infermierit të Shqipërisë me anë të një njoftimi në Facebook thekson se edhe se pse ishte në pritje të ëmbël ajo vazhdonte të punonte me përkushtim pranë spitalit të Laçit.

Lajmërimi

“Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit.

Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here