Humb jetën një 6-vjeçar në QSUT, policia dyshon si shkak prekjen nga gripi

Një fëmijë gjashtë vjeçar me origjinë nga Kukësi por banues në Sauk, me iniciale A.Z., ka humbur jetën ditën e djeshme për shkaqe ende të pa konfirmuara në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Dushimet e mjekëve mësohet se janë lidhur me një problem në zemër që mund të ketë patur vogëlushi dhe që më pas i ka shkaktuar atij vdekjen, por nga veprimet, policisë i rezulton se ka qenë gripi ai që i ka marrë jetën gjashtë vjeçarit. Në dosjen që policia i ka dorëzuar Prokuorisë, shkruhet se fëmija është shtruar në QSUT në datë 12 Janar dhe një ditë më pas ka ndërruar jetë në reanimacionin e pediatrisë.

Me kërkesë të familjarëve, policia ka nisur hetimet për të përcaktuar se çfarë i shkaktoi vdejen fëmijës gjashtë vjeç. Nga veprimet e kryera deri më tani policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkak të komplikacioneve nga gripi, megjithatë do pritet vendimi përfundimtar i mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Postime të ngjashme

Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera