Humb jetën si pasojë e COVID-19 Prof. Dr. Elmas Eltari, zbuluesi i “Etheve hemoragjike virale”

Gjithë jetën ia kushtoi zbulimit dhe kurimit të sëmundjeve infektive, por nuk mundi t’i mbijetonte virusit Sars Cov 2. Prof. Dr. Elmas Eltari është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët njoftojnë se Eltari ishte i shtruar prej ditësh në Spitalin Infektiv, por që fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

Prof. Eltari studioi dhe zbuloi për herë të parë në Shqipëri “Ethet hemorragjike virale”. Për këto zbulime dhe studime ka raportuar në disa Kongrese dhe Konferenca ndërkombëtare, për të cilat është vlerësuar pozitivisht dhe është thirrur vazhdimisht në këto konferenca (të paguara nga shoqatat mjekësore ndërkombëtare, si në Kajro, Anvers të Belgjikës në 1987-n; në Selanik të Greqisë në 1988-n, në Stokholm në janar 1989, në Baden të Vjenës, në Dubrovnik  dhe në Kortina d’Ampezzo të Italisë.

Në vitin 1989 ka deklaruar rastin e parë me AIDS në Shqipëri, në një konsultë në Senatoriumin e Tiranës. Rasti u dërgua në Budapest (Hungari), ku u konfirmua diagnoza. Ndërkohë, në 1989 ka vërtetuar për herë të parë praninë e borreliazës në Shqipëri, të vërtetuar me ekzaminime serologjike.

 

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU