Hyn në fuqi urdhri i ri i MSH/ Nga baret e restorantet deri te puna në distancë, ja masat e reja kundër koronavirusit

Hyn në fuqi urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e lokaleve të natës, palestrave, pishinave, ambienteve të mbyllura me lodra për fëmijë, qendra interneti dhe argëtimi deri më 3 prill.

Po ashtu është ndaluar deri më këtë datë aktivitetet sportive, sociale dhe kulturore, ekskursionet mësimore brenda dhe jashtë vendit, konkurset e shkollave dhe ato të punësimit.

Gjatë ditës të gjitha baret dhe restorantet do të duhet të garantojnë një distancë prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë dhe një metër nga një njeri te tjetri.

Institucionet publike dhe private brenda ditës së sotme do të duhet të marrin masa për punë në distancë, shërbime online kur është e mundur. Punonjësit që janë në kontakt me publikun duhet të pajisen me mjete pune mbrojtëse.

Organet e shërbimit postar do të vijojnë punën , por duhet të shmangin grumbullimet e njerëzve.

Të gjithë personat që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë skendën e vetëdeklarimit dhe të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni