I japin mjekimin e gabuar 12-vjeçares nga Burreli, familjarët apel për ndihmë

Një histori e dhimbshme është publikuar në rrjetet sociale, ku mjekët i kanë dhënë mjekimin e gabuar 12­ vjeçares së quajtur Joranda nga Burreli.

JorandaHistoria është bërë publike nga “Jeta osh qef”, e cila ka sjellë në vëmendje skandalin e radhës të mjekëve të papërgjegjshëm shqiptarë.

Ja historia e plotë e publikuar në rrjetet sociale:

“Mirmbrëma Jeta Osh Qef. Vajza në foto quhet Joranda, eshte 12 vjeç dhe ndoshta e ndihmon dikush. U mjekua me antibiotike deri në moshën 10 vjecc dhe ajo kishte pas problem me zemrën.

E mori vesh nga analizat që bëri rastësisht në Tiranë se nuk i jepnin letrën doktorët e qytetit të Burrelit për vizitë në Tiranë vetëm i jepnin një përgjigje ka ftohje dhe e mbanin shtuar në spital serume e gjilpera pa fund.

Në spitalin e Tiranës doli që kishte nevojë për unazë në zemër po familja ishte e këputur. Ndërhyri kisha katolike e dërguan me shoqata në Itali e bëri operacionin. Ndërkohe atje i shpërthen lloj lloj problemesh nga antibiotiket që i kishin bërë doktorët në Burrel.

Mushkëritë e prishura, muskuli zemrës i dobët dhe veshkat me albuminë. U kthye nga Italia shitën ccdo gjë që patën në shtëpi dhe vajza kërkon akoma shpëtim nga pakujdesia e doktorëve tanë. Jam munduar të ta shpjegoj në mënyrën se sdi më mirë po në spitalin e Burrelit ka qenë shtruar 56 herë në vit.

Ajo vuante nga zemra kto e mbanin për ftohje. Ju lutem na ndihmoni”.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi