I porsalinduri që duket si 80 vjeçar, djali ka rrudha dhe qime të trasha në kurriz: Ja sëmundja që e ka prekur

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

progeriaFoshnja e lindur në Magurë, Bangladesh po çudit mjekët dhe të gjithë me pamjen e tij prej një 80-vjeçari. Foshnja ka rrudha, sy të venitur, trup të tkurrur dhe një shtresë të trashë qimesh në kurriz.

Mjekët besojnë se foshnja vuan nga një kusht shëndetësor i quajtur Progeria. Ky kusht shëndetësor prek vetëm 1 në 4 milionë njerëz dhe i kufizon fëmijët të kenë një jetë normale për shkak se trupi i tyre plaket shumë më shpejt se sa duhet.

I ati i fëmijës Ati Biswajit Patro tha: “ Ne vetëm mund të falenderojmë Perëndinë. Nuk ka nevojë të jemi të pakënaqur nga pamja e tij”.

Sindroma që ka prekur fëmijën njihet me termin Progeria Hutchinson Gilford (HGPS) dhe kjo sindromë prek vetëm 1 në 4 milionë njerëz. Sindroma shkaktohet nga një gabim i vetëm në një gjen i cili prodhon proteina anormale. Në shumicën e rasteve këto fëmijë nuk jetojnë më shumë se 13 vjet.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Trafik droge dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike
Prezantohet Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor
EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës