“I pushoi zemra”, Avokati i Popullit: Në Komisariat mungonte mjeku, kontrolli mjekësor nga një infermier

Ekspertiza mjeko-ligjore ka treguar se shkaku i vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoi ka qenë ndalimi i menjëhershëm i punës së zemrës, me mekanizmin e ishemisë akute të miokardit, sëmundje kronike të mushkërive dhe prezencë të produkteve narkotike.

Nga hetimi i Avokatit të Popullit rezulton që, edhe pse ligji parashikon që kontrolli mjekësor i të arrestuarve/ndaluarve kryhet nga mjeku apo ndihmësmjeku i Komisariatit, në Komisariatin e Korçës këtë detyrë e kryente një infermier, që, sipas vlerësimit të Avokatit të Popullit, nuk ka aftësinë profesionale të konstatimit apo trajtimit të problemeve shëndetësore të të ndaluarve.

Avokati i Popullit, referuar rastit të Enea Ftoit, i ka rekomanduar Drejtorisë së Policisë plotësimin e organikës së drejtorisë me mjek me kohë të plotë pune./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet