I riu gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se i kanë dhënë mjekim të gabuar

ambulance-urgjenca

Një i ri në kryeqytet, i identifikuar me inicialet E.Dh., 24 vjeç ka humbur jetën në banesën e tij në rrethana të paqarta. Sipas Policisë së Tiranës, mësohet se i riu para se të humbte jetën ka qenë nën efektin e alkoolit.

Mësohet se 4 ditë më parë ai kishte shkuar pranë Qendrës së Traumës pasi ankohej për dhimbje të forta, por dyshohet se i kanë dhënë mjekim të gabuar ç’ka ka shkaktuar vdekjen e 24-vjeçarit. Ai u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën “Don Bosko”. Pasi është ankuar për dhimbje të forta ka marrë ndihmën mjekësore në datën 28 nëntor dhe se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e hemorragjisë së brendshme.

Gjithnjë sipas policisë, dyshohet se i riu nuk ka marrë mjekimin e duhur nga bluzat e bardha. Megjithatë pritet ekspertiza mjekësore për të përcaktuar shkakun kryesor të vdekjes.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak