I vdes foshnja në QSUT, i ati po përballet me drejtësinë se dëmtoi aksidentalisht një pajisje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në urgjencën e pediatrisë në QSUT. Sipas burimeve të policisë bëhet e ditur se një fëmijë 4 muajsh ka ndërruar jetë dhe për pasojë në gjendje të rënduar psikologjike i ati i foshnjës është rrëzuar dhe ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit.

Kështu, përveç dhimbjes së vdekjes së fëmijës 4 muajsh, do t’i duhet të përballet edhe me drejtësinë.

“Më datë 25.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Z vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT, te urgjenca e pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit”, – thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Tiranës./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim