Ikën nga ISSH, Vjollca Braho emërohet drejtoreshë e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Vjollca Braho është zgjedhur drejtuesja e re e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

vjollca brahoEmërimi i znj. Braho është bërë nga Këshilli Administrativ i Fondit.  Vjollca Braho, që nga janari i viti 2012 drejtoi Institutin e Sigurimeve Shoqërore gjatë një  procesi të plotë informatizimi dhe zbatimit të skemës së re të Pensioneve.

Znj. Braho do të drejtojë një ndër institucionet më të rëndësishme shëndetësore, që verën e këtij viti  në sajë të një audit u zbuluan edhe abuzimet me barnat e rimbursueshme.

Astrit Beci që drejtoi Fondin dha dorëheqje në muajin qershor dhe gjatë kësaj periudhe u komandua drejtoreshe Milva Ekonomi. Me emërimin e Brahos, Ekonomi mban sërish detyrën e zv.ministres.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim