Ikja masive e infermierëve hap 420 vende të reja pune, qeveria prezanton platformën për punësimin e tyre

Të paktën 600 infermierë u larguan nga Shqipëria vetëm gjatë vitit 2017 sipas të dhënave të Urdhrit të Infermierit. Kjo ka angazhuar qeverinë që të nisë procedurat e lancimit të portalit “Infermierë për Shqipërinë”, përmes të të cilit të gjithë infermierëve do t’u jepet mundësia e punësimit.

“Nëpërmjet kësaj platforme mund të vini vetën në provë. Do të përzgjidhen më të aftët nëpërmjet një sistemi transparent. Platforma do të ndryshojë mënyrën se si bëhet punësimi. Është një reformë që garanton vlerësim mbi bazë merite, i jep fund fitimit të punës nëpërmjet mikut, tarafit apo partisë”, u tha infermierëve ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas Manastirliut, përmes këtij sistemi elektronik do të punësohen 420 profesionistë si infermierë, fizioterapistë, teknikë laboratory, logopedë dhe mami. 320 prej këtyre vendeve të lira janë në qendra shëndetësore, ndërkohë, pjesa tjetër në spittale.

Procesi i aplikimit dhe testimit për punë do të kalojë përmes disa fazave ku përfshihen njohuritë praktike dhe formimi profesional, si dhe njohuri rreth bazës ligjore.

Fituesit e portalit “infermierë për Shqipërinë” do të njoftohen në mënyrë elektronike.

Gjatë prezantimit të këtij projekti ndër të tjera u premtua transparencë dhe meritokraci.

Gjatë vitit të kaluar një pjesë e madhe e profesionistëve të shëndetësisë, mjekë dhe infermierë, u larguan drejt vendeve të Bashkimit Evropian për ushtrimin e aktivitetit të tyre.

E.S. Pro Pacientit

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni