Ilaçi natyral me vaj ulliri dhe limon, ideal për çdo mëngjes

A ju ka ndodhur që të zgjoheni të lodhur në mëngjes dhe t’ju mungojnë energjitë? Ky ilaç që do t’ju paraqesim në këtë postim do t’ju ndihmojë të detoksifikoni trupin.

limon dhe vaj ulliriMerrni një lugë gjelle vaj ulliri me lëng limoni çdo mëngjes dhe do të kujdeseni për shëndetin dhe mirëqënien tuaj:

Lufton kapsllëkun: ky ilaç natyral është ideal për të tretur ushqimin dhe për të aktivizuar funksionin e mëlçisë dhe tëmthit. Ilaçi vepron si antioksidant i fuqishëm dhe mund të heqë toksina dhe parazitët nga zorrët.

Mbron zemrën: siç është përmendur dhe më parë, vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore dhe ndihmon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut dhe redukton kolesteronin e keq. Ilaçi është antiinflamator dhe përmban shumë vitamina që mbrojnë shëndetin e zemrës.

Ndihmon në problemet reumatike: sekreti i këtij ilaçi është se ka veti të shkëlqyera inflamatore. Nëse merrni një lugë gjelle të këtij ilaçi natyral, çdo ditë me stomakun bosh do të qetësoni dhimbjet e kyçeve, gjymtyrëve dhe do të reduktoni problemet reumatike.

Rrit sistemin imunitar: pasi të merrni një lugë nga ky ilaç natyral çdo mëngjes, dita do t’ju nisë më më energji.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi