Imazheristi bën denoncimin: Te Shefqet Ndroqi 3000 euro remdesiviri, mjeku përfiton 10% nga receta me telefon

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku imazherist Renato Osmënaj u shpreh se janë blerë te Shefqet Ndroqi 6 flakone remdisivir për 3000 euro për terapi spitalore.

Osmënaj: Janë blerë te Shefqet Ndroqi 6 flakone remdisivir për 3000 euro për terapi spitalore. Për këtë varem në litar që është e vërtetë. Unë mendoj se problemi është se nuk flasin mjekët. Pacienti nuk mund të flasë se si ka vuajtur, mjekët nuk flasin se zotëria thotë me të drejtë se pacientët kërkojnë ndihmë te disa mjekë, që tregon se pandemia është menaxhuar keq.

Ne duhet të dalin në një qëndrim të unisuar. Këtu është bërë një anarki nga keqmanaxhimi qysh me 8 mars. Secili bluan në mendje të vet, duke përfituar nga receta e dhënë me 10 %. Mjeku nuk e sheh pacientin dhe vetëm komunikon në telefon. Tabloja e të sëmurit nuk bëhen me telefon.

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja