Në gojë shihni pika ose si pllaka në të bardha?
Ka mundësi të ketë mykth (në të porsalindurit) ose myk.
Dhimbjet e gojës shoqërohen me jargë e skuqje të mishrave të saj?
Mund të jenë shenjat fillestare të një stomatiti.
Është duke dalë ndonjë dhëmb?
Në disa raste dalja e dhëmbit shoqërohet me dhimbje.
Dhimbjet e gojës, shoqërohen me temperaturë?
Ndoshta ka mahisje të fytin ose të bajameve (me ose pa qelb), këtë mund ta vëreni dhe vetë duke hapur gojën me bishtin e lugës.
Vëreni ënjtje midis veshit dhe këndit të nofullës?
Mund të jenë shytat (shoqërohen shpesh dhe me dhimbje të gojës). Dyshimet shtohen nëse 3 javët e fundit ka pasur kontakt me ndonjë të sëmurë me shyta.


