Infeksionet gjinekologjike, mjeku: Shfaqen më shumë gjatë verës, çfarë duhet të kenë kujdes vajzat dhe gratë

Prof. As. Dr. Rustem Celami, obstetër gjinekolog, flet për infeksionet gjinekologjike. I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se infeksionet gjinekologjike janë më të shpeshta gjatë stinës së verës dhe për këtë ndikojnë disa elemente, si për shembull: përdorimi i pishinave apo mbajtja e rrobave të lagura, si dhe përdorimi i sheqerit e alkoolit.

“Me rritjen e temperaturave ndryshon edhe organizmi ynë, sëmundshmëria është më e pranishme tek ne. Ndërkohë me rritjen e temperaturës, lagështirës dhe moskujdesjes që të ofron stina e verës, me pushimet, me përdorimin e pishinave, me plazhet, me mbajtjen e rrobave të lagura dhe ushqimet, përdorimi lehtësisht i sheqerit apo produkteve të alkoolit, bën që shumë patologji, përfshirë edhe infeksionet, janë të pranishme te femrat dhe te meshkujt, po më shpesh te femrat. Shpesh për fat të keq, ato neglizhohen, merret mjekim pa konsultë dhe jo rrallë kemi dhe komplikime afatgjata”, tha Celami.

Më tej, mjeku u shpreh se infeksioni më i shpeshtë te femrat është myku, i cili shfaqet në çdo kohë.

“Më shpesh te femrat shfaqet myku, por janë bakteriozat vaginale si të thuash infeksionet më banale nëse do i quajmë. Do të thotë rishfaqen gjatë vitit, nuk do të thotë morëm një mjekim dhe një person nuk do të ketë më infeksione vaginale. Mund të përsëriten dhe normalisht çdo femër apo çdo person që mund të jetë seksualisht aktiv fillojnë të shfaqen këto probleme. Por edhe stili i jetesës së personit ndikon”, theksoi Celami./abcnews.al

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën