Kryefaqja Shendeti Riprodhues Infeksionet në shtatzëni, që mund të ndikojnë tek foshnja

Infeksionet në shtatzëni, që mund të ndikojnë tek foshnja

0
Shpërndaje

Lia e dhenve (varicela): një infeksion viral shumë ngjitës që shkakton  kruajtje, skuqje dhe flluska, ju sëbashku me foshnjën mund të përballeni me rreziqe serioze për shëndetin. Nëse keni varicelë gjatë shtatzënisë, jeni në rrezik  për komplikime si pneumonia. Për foshnjën, rreziqet varen nga periudha kur jeni prekur nga lia. Nëse prekeni gjatë 20 javëve të para të shtatzënisë, foshnja përballet me një rrezik të vogël për të pasur defekte serioze në lindje. Megjithatë është shumë i rrallë si infeksion tek nënat.

Citomegalovirus (herpes): është një virus i zakonshëm, i cili mund të shkaktojë ftohje dhe linë e dhenve. Infeksioni mund të jetë i rrezikshëm gjatë shtatzënisë pasi mund të shkaktojë probleme për foshnjat e palindura, si: humbja e dëgjimit, dëmtimi i shikimit ose verbëria, vështirësi në të mësuar dhe epilepsi.

Streptokoku i grupit B (mikrobe): ose shkurtimisht strep grupi B, është një lloj i zakonshëm i baktereve. Është një infeksion që rrallë ndodh në shtatzëni, por nëse ndodh gjatë trimestrit të tretë mund të shkaktojë probleme serioze te bebi.  Disa nga faktorët që mund të cojnë në infektim të foshnjës janë nëse lindja është e parakohshmë, nëse keni ethe gjatë lindjes,apo nëse ju vetë jeni të infektuar.

Hepatiti B:  Hepatiti B është një virus që infekton mëlçinë, shumica e njerëzve me hepatit B nuk shfaqin asnjë shenjë, por ata mund të jenë bartës dhe mund të infektojnë të tjerët. Virusi përhapet duke kryer marrëdhënie seksuale me një person të infektuar pa përdorur masa mbrojtëse. Hepatiti B mund të shkaktojë lindje të parakohshme, peshë të ulët në lindje dhe në raste ekstreme mund të rrezikohet jeta e nënës dhe bebit.

Hepatiti C: Virusi i hepatitit C infekton mëlçinë. Shumë njerëz me hepatit C nuk kanë asnjë simptomë dhe nuk kanë dijeni se janë të infektuar. Hepatiti C mund të merret duke kryer marrëdhënie seksuale me një partner të infektuar por edhe gjatë vizitave në klinikat mjekësore apo dentare të cilat frekuentohen nga një person i infektuar. Nëse ju jeni bartëse të këtij virusi atëherë ka shumë mundësi që edhe bebi të preket.

Herpesi në shtatzëni (gjenital):  është një infeksion i cili shkaktohet nga virusi simpleks i herpesit. Herpesi gjenital mund të trasmetohet gjatë seksit oral me një person të prekur nga herpes. Shenjat fillestare të herpesit gjenital janë dhimbjet dhe djegiet gjatë marrëdhënieve intime. Në rast se i vini re këto shenja, flisni me doktorin tuaj për të marrë masat e duhura. Nëse herpesi gjenital ndodh gjatë fillimit të shtatzënisë është i kurueshëm dhe nuk ka problem për bebin, por nëse ndodh më vonë është e nevojshme lindja me operacion për të shmangur infektimin e bebit.

HIV në shtatzëni:  është një nga infeksionet më të rrezikshme, i cili shkatërron sistemin imunitar. Studimet sugjerojnë se nëse jeni HIV pozitiv, keni shëndet të mirë dhe pa simptoma të infeksionit nuk keni gjasa të prekeni negativisht nga shtatzënia. Sidoqoftë, HIV mund të transmetohet tek fëmija  gjatë shtatzënisë, lindjes, ose gjidhënies.

Sindroma e “faqes së goditur”: simptoma kryesore është skuqje në të dy faqet.  Ajo është tepër e zakonshme tek fëmijët. Në shumicën e rasteve, foshnja nuk preket nëse nënat kanë sindromën e” faqes së goditur”.

Rubeola (fruthi gjerman): merret nga rrugët e frymëmarrjes dhe për këtë arsye rreziku i infektimit është i madh. Ndonjëherë kjo sëmundje nuk shfaq simptoma dhe për këtë arsye në shumë raste mund të kalojë pa u kuptuar nga personi i prekur. Nënat, të cilat nuk e kanë kaluar këtë sëmundje dhe infektohen në 4 muajt e parë të shtatzënisë,  mund të shkaktojë defekte të lindjes dhe abort spontan.

IST (infeksion seksualisht të transmetueshëm) : shpesh nuk kanë simptoma, por sidoqoftë mund të ndikojnë në shëndetin e fëmijës si gjatë shtatzënisë ashtu edhe pas lindjes./ WebMD

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here