Infektimet ranë/ Epidemiologu Alimehmeti: Kufizimi i lëvizjes pas orës 23 duhet shfuqizuar

Infektimi me Covid është në rënie të dukshme edhe në Shqipëri.

Numri i rasteve aktive ka rënë gati 44% krahasuar me mesin e janarit kur mendohej të ishte piku i infektimit dhe po kështu ka rënie edhe pozitiviteti, pra rastet që rezultoi pozitiv karshi numrit të testimeve që kryhen.

Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti është momenti që komiteti teknik i ekspertëve të lirojë masat sikundër po ndodh në shumë vende të Europës.

Sidomos heqja e kufizimit të lëvizjes, e cila aktualisht është nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 23:00. Ndërkohë që mund të lihet si kufizim vetëm për klabet e natës ku grumbullimet janë të mëdha. Një arsye tjetër përse komiteti duhet ti shfuqizojë është se askush nuk i respekton, pra thjesht kanë mbetur në letër. Një tjetër tregues pozitiv me situatën Covid është se situata në spitale është e qëndrueshme, pra nuk ka rritje sepse vaksinat kanë funksionuar.

Sipas Alimehmetit studimet kanë treguar se rezulton shumë efikase kombinimi i vaksinave.

Po cila rezultoi vaksina më efikase ndaj Omicron për të cilin u aludua se i shpërfill ato? Alimehmeti thotë se Sputnik ishte më i mirë se Pfizer. Edhe pse në rënie mjekët insistojnë se askush nuk do të shpëtojë pa u prekur nga Omicron, madje për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, por me vaksinën e kalon si një grip i thjeshtë./ Top Channel

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Angazhimi vullnetar në Pukë, si u mbrojt një familje nga rreziku i zjarreve në pyje
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Oltjon Muzaka largohet nga Shëndetësia dhe emërohet zv.ministër i Punëve të Brendshme