Infektimet rritën vaksinimin/ Mjekët: Ka një rritje të lehtë në krahasim me javët e fundit

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid  në vendin tonë duket se ka ndikuar si shtysë për qytetarët për t’u vaksinuar edhe pse shifrat mbeten të ulëta.

Përveç rritjes së  numrit  që po  infektohen me Covid, një ditë më parë u shënua dhe një humbje jete, një 72-vjeçar i cili nuk ishte i vaksinuar.

Kjo humbje jete regjistrohet pas një periudhe afro dy mujore ku  në Shqipëri  të paktën nuk janë raportuar vdekje për shkak të Covid. Por qytetarët sërish janë skeptikë për vaksinën.

Më të vaksinuar tek ne është mosha 60 vjeç e lart, por dhe kjo grup moshë vetëm me dy doza vaksine.

Ekspertë të huaj të shëndetit thonë se kjo është një valë e re e Covid e shkaktuar nga nënvarianti i Omicron BA5 i cili është shumë ngjitës dhe tek të pavaksinuarit shkakton probleme të rënda.

Piku i kësaj vale pritet të jetë në fund të korrikut, por nuk dihet se çfarë mund të na sjellë vjeshta. Organizata botërore kërkon që deri në vjeshtë të ketë mbulesë vaksinale të popullatës në masën 70 %.

 Të vaksinuar ndaj Covid:

 1 dozë – 60 % e popullatës target

2 doza – 44% e popullatës

3 doza — 13 % e popullatës

4 doza – 0.2 % e popullatës/ Top Chnnel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet