Kryefaqja Aktualitet Infektohet personeli shëndetësor në spitalin e Traumës, edhe shërbimi i kirurgjisë i...

Infektohet personeli shëndetësor në spitalin e Traumës, edhe shërbimi i kirurgjisë i rrezikuar

0
Shpërndaje

Denisa Canameti

Edhe pse gjatë muajve të vështirë nga marsi deri në shtator urgjencat kirurgjikale u përballuan mirë nga spitali universitar i Traumës, ku edhe pse puna u dyfishua, nuk u raportua për personel mjekësor të infektuar me covid-19, duket se strategjia e vjeshtë-dimrit nuk do të mund të përballohet me të njëjtat ritme dhe entuziazëm. Infektimi i personelit mjekësor mund të rrezikojë strategjinë, duke vënë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përballë nevojës/domosdoshmërisë për hartimin e një plani të dytë.

Pavarësisht premtimit për të siguruar personelin mjekësor, me materiale të mbrojtjes personale, duket se situata po përkeqësohet, pasi burime për gazetën ‘Shëndet Plus’ raportojnë se një numër i konsiderueshëm i personelit mjekësor në spitalin e Traumës janë infektuar me koronavirus. Në këtë spital, ku që prej muajit mars po kryhen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale urgjente dhe ato të patologjive malinje, kanë rezultuar pozitiv me covid-19 mjekë dhe infermierë, duke rrezikuar mirë-funksionimin e shërbimit të kirurgjisë 1 dhe në shërbimin e sëmundjeve të brendshme. Të njëjta burime, konfirmojnë se në shërbimin e sëmundjeve të brendshme numri i personelit të infektuar është 5. Ndërkohë që janë bashkuar në 2 pavione. Ndërsa edhe në shërbimin e kirurgjisë numër 1, është infektuar personeli, dhe aktualisht po punon me kapacitet të plotë vetëm kirurgjia 2.

Në Spitalin Universitar të Traumës ka patur një fluks të konsiderueshëm, me mbi 29 mijë urgjenca kirurgjikale që janë përballuar nga Marsi, gjatë gjithë këtyre muajve të epidemisë. Janë kryer rreth 520 operacione në muaj në këtë spital dhe aktualisht janë rreth 30 raste të urgjencës në ditë përfshirë edhe traumën.

Shërbimi I kirurgjisë gjithashtu është mbyllur në spitalin bashkiak të Burrelit. Bëhet me dije se për shkak të të infektuarve janë mbyllur tre reparte të shërbimit parësor shëndetësor, ai i kirurgjisë, i ORL-së dhe i Pediatrisë.

Ndërkohë, burime për gazetën ‘Shëndet Plus’ konfirmojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme numri i personelit shëndetësor të konfirmuar pozitiv me covid-19, është 7. Ku, 2 mjekë janë në Tiranë, 1 mjek në Fier, 1 mjek në Shkodër, 2 infermierë në Rrogozhinë, dhe 1 laborante në Gjirokastër.

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here